Ilir Meta uron Panaritin: Me ty ka qenë dashuri me shikim të parë

Ilir Meta ka uruar këtë të shtunë Edmond Panaritin, për ditëlindjen.

“Shumë urime për Prof.Edmond Panaritin sot në ditëlindjen e tij!

Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm në këto 20 vite me të, që prej takimit tonë të parë që ishte si “dashuria me shikim të parë”.

Kemi një udhëtim të gjatë përpara për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus ku ai ka merita të veçanta për programin tonë shumë konkret për rimëkëmbjen e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit dhe ushqimit.

Gjithmonë bashkëpunues, luajal dhe i ditur në shumë fusha ku është një shkencëtar i vërtetë.

Sot le ta festojë me familjen! Me Partinë e Lirisë do ta festojë në majë të Panaritit javën që vjen për t’u shpjeguar programin tonë ripërtërites për trevat më patriotike të vendit që u shpopulluan barbarisht nga “Rilindja”.

Gëzuar Familjes të dashur Panariti! Profi është i sigurtë që shekullon”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT