U dhunua brutalisht nga tre të rinjtë, ja si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim, në koma në spitalin e Traumës. Burime nga spitali bëjnë me dije se avokati 45 vjeçar po mbahet në monitorim intensiv dhe do të pritet deri nesër për të parë reagimin e pacientit.

Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg ndaj Dritan Nanos të dyshuar si organizator të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, edhe pse ai mohoi të ketë lidhje.

Dhëndri i tij Dorian Alia, i arrestuari i vetëm nga grupi i dhunuesve, tha se sulmi nuk ishte i organizuar, por se avokati i doli rastësisht para dhe e goditi për ta paralajmëruar të tërhiqte padinë kundër vjehrrit të tij për pronën te kullat e Ulajt te Liqeni.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT