Kultivojnë perime bio/ Familja e fermerëve kërkojnë forcë punëtore: Marrim 20 deri në 25 tonë perime çdo sezon vetë

Një familje nga Petova e Fierit kohët e fundit ka kërkuar krah pune për punët në fermën e tyre. Dy bashkëshortët kultivojnë prej vitesh perime në serat e tyre diellore.
Shpeshherë ata kanë hasur vështirësi dhe përsëri nuk e kanë braktisur punën e tyre duke siguruar perime bio duke siguruar një treg tv sigurtë, në një treg konkurues.
Gjithashtu ata e kanë të pamundur të shtojnë sipërfaqen e serrës për shkak se ajo zonë nuk ka punëtorë të mjaftueshëm për t’i ndihmuar në kultivimin e perimeve. Fermeri dhe bashkëshortja e tij e kanë të pamundur të përballojnë sipërfaqe më të mëdha, vetëm me forcat e tyre.
“E kemi nisur punën vetëm me një dynym serë, ndërsa sot kemi arritur në 3.5 dynymë dhe për çdo sezon arrijmë të marrim 20 deri në 25 tonë perime, të cilat i shesim në tregun vendas dhe në pikat e grumbullimit që i eksportojnë në vendet e BE-së”, tregoi fermeri Eduart Xhelo.