“Kaloje vajzën pa prokurën e babait se …”/Zbardhen përgjimet që fundosën policët kufitarë të Rinasit: Sa lek do?

Skandali i punonjësve të aeroportit të Rinasit ka bërë bujë të madhe këtë mëngjes.

Këta punonjës janë arrestuar pasi dyshohet se merrnin para në këmbim të kalimit të personave në mënyrë të paligjshme jashtë kufijve të Shqipërisë në territoret e BE-së.

Top Channel ka siguruar dosje me përgjimet të cilat zbardhën skemat e policëve kufitarë të këtij aeroporti të cilët kalonin persona ilegalisht drejt BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha janë zbardhur përgjime në celularin e Eneo Sulejmanit i cili kontaktonte me Briken Tereziun i cili ishte specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare në Rinas.

Në përgjimet e bisedave mes tyre Terziu kalonte të miturit pa prokurën e prindërve ndërsa Eneo ishte ai që siguronte klientët.

Biseda:

Eneo: Mgjes vlla. Si je

Briken: Mire vlla si je ti

Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?

Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam

Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr

Briken: Po shyqyr

Eneo: Do të sjell një zonje lart ti lej aty

Briken: Ok

Eneo: Është dhe i gru me gocën 15 vjeç pastaj

Briken: Ma nis emrin

Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.L. Zonja është Për Pisa ne 12 e 25

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocën për Budapest 15 e 30

Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca

Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn për ditet bashë me gocën. I dërgon pasaportën e shtetases A.S

Briken: E ke dhe pasaportën e burrit

Eneo: Po. Dhe sa ti them

Briken: 2

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit L.S

Briken: Te nr 8 thuaj

Eneo: Jan bo 8?

Briken: Aq sa kan qen. Po kanë ndryshu nr

Eneo: E funit i bie

Briken: Ne mes i bie. E teta

Eneo: E kanë bo me nr dmth

Briken: Nr 8 dmth. Po

Eneo: Ok vlla se u bo kohë

Briken: I kanë nr poshtë thuaj te xhami

Eneo: Po ngjitet

Briken: Ok

Eneo: Veç m thuj kur të mbaroj vëlla

Briken: Ok

Eneo: I ka brenda ne pas

Briken: Ok iku

Eneo: Ok vlla. Po futet dhe M. me gocën. Se ua bona check in para

Briken: Ok

Eneo: Po i le dhe kjo ne pasaporta 2

Briken: Ok

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi L.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila nuk mund të udhëtoj për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit. Nga komunikimi ka dyshime se ajo ka lënë një shumë lekësh pranë kabinës.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M.S  është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin” ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE”.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurë nga babai I saj. Shtetasi L.S nuk rezulton te kete dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT