“Mishërim i së keqes”/ Rama mesazh opozitës: Nëse s’jeni me ne mos u bëni palë me ta

Kryeministri Rama iu drejtua opinionit publik me një mesazh në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë.

Ai ka thënë gjatë mesazhit të tij se nuk ka asgjë me gazetarin italian por i ka thënë të vërtetën.

Rama gjithashtu ka përmendur edhe opozitën duke thënë se nëse nuk e mbështesin të paktën mos të bëhet palë me “mishërimin e së keqes”.

“Tek e fundit të paktën, ana italiane e këtij bashkëprodhimi të neveritshëm,e  pranoi se nuk janë drejtpërdrejt ata që akuzojnë, por janë këtu. Ata i mblodhën dhe bënë një çorbë. Nuk kam asgjë me gazetarin Italian. Ia përplasa syve të vërtetat, madje e postova në këtë faqe të pacensuruar. Se po të kisha atë hall, nuk rrija në këmbë të udhëhiqja Shqipërinë, por ulesha të bahçja në katund. Unë ju them mos i falni më ata që e bëjnë këtë, shkatërrojini me votë në ditën e gjykimit. Pakica mund të mos bashkohet, por të paktën mos t’u shkojë pas atyre, se janë mishërimi i së keqes. Ky vend ka kryer punë me ta, me atë shpirt të keq që ka kryer punë. Kokën lart dhe vetëm përpara.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT