Vrau 31-vjeçarin në Dhërmi/ Gerlad Shehu me precedent të mëparshëm penalë, është arrestuar në vitin 2022…

Gerald Shehu dyshohet se është autori i vrasjes së recepsionistit ë hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzit.
Ai prej vitesh jetonte në Angli, ku ishte rezident, dhe për të kryer krimin ka ardhur në vendin tonë, ku në fakt, rezulton se është person me precedentë penal. Sipas informacioneve, Gerald Shehu është arrestuar nga policia në vitin 2022. Ai së bashku me një shtetas tjetër kishin ndërtuar pa leje gjatë vijës bregdetare.
Aktualisht Shehu është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit dhe dyshohet se është arratisur drejt shtetit grek.
Njoftimi i policisë në vitin 2022:
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve Gentian Berisha 24 vjeç, Andrea Fërfëlli 20 vjeç dhe Gerald Shehu 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.