Në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, si u arrestua Gerald Shehu në aeroportin e Korfuzit

Detaje janë zbardhur nga arrestimi i Gerald Shehut në Greqi, në lidhje me vrasjen e Eraldo Nevruzit në Dhërmi.

Mësohet se Shehu u kap në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, në aeroportin e Korfuzit, ku policia e pikasi në momentin kur ai po merrte një biletë për në Londër.

Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në vendin tonë, pasi në Angli jetonte prej kohësh pasi ishte rezident. Ai ishte bashkëpronar në hotelin ku punonte 31-vjeçari, e njëkohësisht, dhëndri i pronares së hotelit. Krimi ka ndodhur pak pas mesnatës, në ambientet e hotelit.

Fillimisht Shehu është konfliktuar me 31-vjeçarin të cilin e ka rrahur dhe më pas, e ka qëlluar me armë zjarri. Pasi ka zhdukur trupin, ai është larguar drejt pikës kufitare e Qafë Botës, dhe ka mbërritur në Greqi, ku sot u arrestua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT