Gjurmët e gjakut në dysheme/ DETAJE: 31-vjeçari kishte filluar punë si recepsionist një javë më parë (FOTO)

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi u qëllua me armë nga 43-vjeçari, Gerald Shehu.

Mësohet se 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një jave që kishte filluar punë në hotel. Ai e kishte marre turnin në orën 23 të mbrëmjes se djeshme ndërsa rreth 90 minuta me pas ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Raportohet se pa një konflikti mes tyre, Shehu e ka mbyllur 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit ku e ka dhunuar dhe më pas, e ka qëlluar me armë, duke i marrë dhe jetën.

Më pamjet e mëposhtme, shihen dhe gjurmët e gjakut që u gjetën nga pronarët e hotelit në mëngjes. Ata njoftuan policinë duke bërë që krimi të zbardhet. Ndërkohë, Shehu ishte po ashtu bashkëpronar i hotelit dhe dhëndri i pronares kryesore.

Sakaq, grupi hetimor ende po vijon punën për gjetjen e shtetasit Eraldo Nevruzi, teksa është raportuar se kërkime janë zhvilluar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku dyshohet se mund të jetë hedhur trupi i pajetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT