Mungoi në protestën e Rithemelimit, Meta justifikon veten: Nuk shkova se isha aeroporteve

Në protestën e vakët të Rithemelimit, organizuar paraditen e sotme para Parlamentit nuk u pa asnjë përfaqësues i lartë i Partisë së Lirisë.
Në konferencën e thirrur vetëm pak orë pas përfundimit të kësaj proteste, presidenti i PL-së Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin.
“Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën, ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë të anomarlitetit. Nuk kam qenë për arsye se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit kam qenë për një vizitë në Berlin, për takime në Bundestang.
PL ka qenë, është dhe do jetë në çdo protestë opozitare, e bindur se kjo është e vetmja rrugë që zëri i qytetarëve të dëgjohet, por edhe të triumfojë. Pa asnjë diskutim, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, do të vijë shumë shpejt dita që, do të duhet ta shohë bashkinë nga jashtë”, tha Meta.