Argita Malltezi: Nuk ka shanse që t’i hiqet mandati babait tim, protesta kishte nerv opozitar

Në protestën e sotme të Rithemelimit, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi.
Malltezi, në një intervistë për News 24 tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. Ajo tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.
“Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi.
Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës”, tha Malltezi.