Ndihmuan pronarin në fshehjen e trupit të recepsionistit të vrarë në Dhërmi, ja çfarë deklaruan të arrestuarit në polici

Janë publikuar së fundmi fotot dhe deklarata e dy të arrestuarve të cilët dyshohen se kanë ndihmuar pronarin e tyre në fshehjen e trupit të Eraldo Nevruzit.

Daniel Qose dhe David Larti janë dy të arrestuarit e policisë ditën e sotme pasi dyshohen se ndihmuan pronarin e tyre në fshehjen e trupit të Eraldo Nevruzit.

Gerald Shehu është pronari i hotelit “Greccia” i cili dyshohet se ka vrarë recepsionistin e tij.

Nga raportimet e deri tanishme bëhet me dije se dy të arrestuarit ishin punëtorë të hotelit dhe kanë ndihmuar autorin me qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe për t’a transportuar me makinë.

Në dëshmitë e dhëna në polici ata kanë deklaruar se nuk e dinë ku është hedhur trupi dhe gjithashtu kanë shprehur se vrasja erdhi si pasojë e një konflikti.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë” kanë dëshmuar djemtë në polici.

Pas ngjarjes Gerald Shehu ka paketuar rrobat e tij dhe është nisur për Greqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT