O moj Shqipëri e mjerë, një njeri pa cen si s’gjete një herë?!

Nuk po mbahet fare,
ky Lulashi ynë,
ka bërë fakt të kryer,
Kryeministrinë!

Del çdo ditë e thotë,
se do bëjë kërdinë,
do bëjë plot çudira,
sa të marrë fuqinë!

S’merakoset fare,
nga fjalët e thëna,
dhe pse ka mbi vete,
akuza të rënda!

Akuza reale,
dhe jo llafe grash,
vrasje dhe grabitje,
dhe pastrim parash!

Për të kandiduar,
s’e pengon njeri,
po pa u pastruar,
është një marrëzi!

Nëse për pushtet,
i vjen vërtetë dita,
një super tabelë,
do ketë opozita!

Tabela do jetë,
Lulashi i ynë,
në se s’mbaron punë,
me prokurorinë!

Pastaj le të bëjë,
not dhe në të thatë,
nëse prokurori,
s’e çon në gjykatë!

Nëse për akuzat,
s’mbarojnë hetimet,
t’i harrojë premtimet,
edhe kërcënimet!

Kam të drejtë të pyes,
Shqipëri e mjerë,
një njeri pa cen,
si s’gjete një herë!?

Dhe Basha tani,
do gënjejë çdo ditë,
si ç’bënte dhe Rama,
kur qe opozitë!

Kur gjithë koncesionet,
na thosh-do t’i prish,
po për fat të keq,
i shtoi me tre fish!

Po Luli-gënjeshtrën,
profesion e ka,
ndaj do thotë gënjeshtra,
dhe më të mëdha!

Në perfeksionim,
u’a ka marrë dorën,
siç thotë Ilir Meta:
“Gënjen dhe për orën!.”

Ramën kot së koti,
e shan Luli djali,
Katërmbëdhjetë milionë,
për Vlorën i fali!

Ky për disa krime,
duhet të qe në burg,
mori miliona,
edhe në Strasburg!

Duke qenë simboli,
i gjithë maskarenjve,
përlau paratë,
e ne fukarenjve!

Me vjedhje dhe zhvatje,
u bë milioner,
ndaj s’mund të besohet,
këtu asnjëherë!

PD për fitoren,
s’e ngre dot siparin,
nëse nuk ndërron,
urgjent kryetarin!

Po Luli pushtetin,
e pret si llokume,
“harron” se ka bërë,
gjithë ato zullume!

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT