Lubonja kundër SPAK: Nuk na shpëtojnë dot nga Rama, pse kush janë ata, Falcone apo Borselino?

Duke komentuar situatën e politike në vend, Fatos Lubonja thekson se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat.
Në një lidhje me emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por “nëse kthehemi në atë videon e famshme “Prifti-Meta” që nuk merrej vesh ai 700 mijë dollarëshi nëse kërkonin kaq apo donin pjesë te kjo shumë, u dogj Kryeministria”.
Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.
“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, – tha Lubonja.
Ai tha se dy rrugë janë “ose duhet të nënshtrohemi, ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore”.
“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.
Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, – tha Lubonja.