Dhuna në familje,19 viktima vetëm në vitin 2018 në Shqipëri

Dhuna në familje vijon të jetë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku në shumicën e rasteve gratë dhe vajzat janë ato që bien pre e forcës fizike të burrave.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në vitin 2018 humbën jetën 19 persona.

Ndërkohë, përgjatë viteve 2017-2018 rastet e dhunës të evidentuara nga policia janë rritur me gati 400.

Shkaqet janë të shumta, nga xhelozia e deri tek ato ekonomike.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi ka shumë raste të tjera që nuk dihen, pasi frika i step që të denoncojnë dhunën në familje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT