Rama: Një grup i strukturuar tentoi të pengojë hapjen e negociatave

“Shqipëria pati një goditje të rëndë të orkestruar nga një grup i strukturuar për të penguar hapjen e negociatave”, – deklaroi sot kryeministri Rama, por shtoi se ata tani janë mposhtur dhe do merremi me “hallet e tjera”.

“Tani flasim për një proces rikuperimi ku kemi shumë e shumë gjëra për të bërë dhe halle për të adresuar. Kemi kapërcyer një pengesë të madhe nga një grup i strukturuar përmes dezinformimit, manipulimit dhe ushqimit të një pjese të klasës politike gjermane”, – tha Rama.

Rama tha se “ata bënë çmos që të përdornin miqtë e tyre në Bundestag. E kemi kapërcyer, unë, ne dhe Bundestagu”.

Sipas KM tashmë Bundestagu ka thënë ‘Po’ dhe do çelen negociatat për Shqipërinë.

“Kjo është themelore”, – tha kryeministri dhe dha detaje:

“PSD ka dashur hapjen e negociatave pa kushte. Të Gjelbrit e duan pa kushte dhe pjesa e shumicës në qeveri CDU/CSU me të cilët kam komunikuar në mënyrë intensive dhe kam arritur të shpërndaj një pjesë të madhe të tymit nga këta, ka kapërcyer ylberin duke iu përgjigjur pozitivisht” –  tha Rama dhe shtoi menjëherë: Jo mua, por Kancelares së Gjermanisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT