“Air Albania”, linja shqiptare që nuk ka tabela në gjuhën shqipe

“Migjeni”, avioni i dytë i flotës së “Air Albania” nisi fluturimin drejt Italisë më 30 shtator.

Kompania njoftoi se ky avion do të ofrojë shërbime të standardeve të larta, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë.

Por, syrit të kritikëve nuk u ka shpëtuar një detaj, mungesa e tabelave orientuese në gjuhën shqipe.

Tabelat janë të shkruara në anglisht dhe turqisht, por jo në shqip.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT