Beleri nga burgu u zgjodh eurodeputet nën logon e partisë së tij, Mitsotakis e përgëzon

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka uruar fitoren Fredi Belerit si eurodeputet, nën logon e partisë së tij.

Referuar mediave greke, Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Belerin, ndërsa ai ndodhet në burg, ku i ka shprehur përgëzimet.

Kujtojmë se në listën e partisë së Mitsotakis ishte edhe Pirro Dhima, por ky i fundit nuk mund të sigurojë një vend në PE.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që kreu i qeverisë greke të zhvillojë një takim me eurodeputetët e dalë nga partia e tij, e cila triumfoi në zgjedhjet e PE.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT