Ish-Kryeministri Berisha fiton PD-në, reagon Basha: Respektoj vendimin e gjykatës por…

Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim të prerë që i jep ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e Partisë Demokratike. Së fundmi ka reaguar edhe deputeti Lulzim Basha. Ai ka thënë se e respekton vendimin e gjykatës por do vazhdojë të luftojë pasi lufta nuk është për karrige. Deputeti Basha gjithashtu ka lënë vend për hamendësime pasi i pyetur për një forcë të re politike ai as nuk e ka mohuar as pohuar.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha: Të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT