E qëlloi me kaçavidë në qafë/ Daja bën rrëfimin TRONDITËS si vrau mbesën: E çova në fushë dhe… (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunitetin e Ilisë në Greqi, ku policia zbuloi se si ndodhi vrasja makabër e një 11-vjeçareje nga daja dhe kushëriri i nënës së saj.

Mediat greke raportojnë se të dy autorët e vrasjes së Vasilikës, deri më tani kishin luajtur mjaft mirë rolin e tyre, duke u shtirur si të shqetësuar dhe pikëlluar për fatin e mbesës.

Edhe pse u zbulua se daja 37-vjeçar qëndronte pas këtij akti të neveritshëm të cilin e rrëfeu edhe në policili, ai nuk ka treguar arsyen e vërtetë që e shtyu t’i merrte jetën një vajze kaq të re në moshë, në mënyrë kaq mizore.

“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij në polici.

Ndërkohë në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet. Ndoshta përgjigjja për këtë krim mund të jetë fakti që në të kaluarën në vitin 2017, ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim ndaj një të mituri.

Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë.

Sipas medias greke “protothema.gr”, autori ra në gjurmët e policisë, pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT