SKANDAL në SHBA/ Dënohet për mashtrim djali i Presidentit Joe Biden. Akuzohet për tre vepra penale, ja çfarë rrezikon ai

Djali i presidentit të SHBA-së Joe Biden, Hunter Biden, është dënuar nga gjykata pasi u shpall fajtor për tre akuza. Hunter Biden rrezikon të dënohet me 25 vite burg nga gjykata por ende nuk është shpalllur vendimi përfundimtar për të.
Ai ka mashtruar kur ka deklaruar se në momentin kur ka blerë një armë nuk kishte konsumuar drogë. Juria e Delaware-s e shpalli atë fajtor pasi gënjeu në formularin e deklarimit.