SKANDAL/ “Do ta shohësh kush jam unë…” qytetari DENONCON deputetin shqiptar, ja për çfarë bëhet fjalë

Deputeti Armend Muja, i Lëvizjes Vetëvendosje, është denoncuar të mërkurën pasi ka kërcënuar një qytetar në Prishtinë.

Bëhet me dije se autoritetet kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Hetimi për të zbardhur këtë rast nisi si rezultat i denoncimit nga ana e një qytetari, i cili ka denoncuar deputetin Muja duke kërkuar ndihmën e Policisë.

Denoncuesi pretendon se Armend Muja e ka ndaluar në rrugë një pasdite dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare.

Ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT