Vazhdon zvarritja e “Gërdecit”! Shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun, ja arsyeja

GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për shpërthimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008.

Mësohet se avokatët e Mediut kanë kërkuar një akt të ri ekspertimi financiar me pretendimin se ekspertët kanë qenë të palicencuar.

Pesë ekspertët kanë kërkuar kohë që të shqyrtojnë aktin e tyre të ekspertimit për dëmin ekonomik. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 26 qershor.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur dy akuza ndaj ish ministrit të Mbrojtjes atë të, “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe fëmijë, qindra u plagosën,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT