“Ndihemi të neglizhuar”/ Votat e Diasporës, shoqatat letër Nikollës: Veproni urgjentisht… (FOTO)

Shoqatat dhe personalitet për Disasporën i ka dërguar letër kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku kanë kërkuar që të veprohet me urgjencë për të për të mundësuar votimin e shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë që nga zgjedhjet e ardhshme.
“Shumë pjesëtarë të diasporës shqiptare sot me të drejtë ndjehen të neglizhuar nga shteti shqiptar, duke qenë se kërkesat e vazhdueshme për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes nuk janë marrë parasysh, votimi nga jashtë për bashkatdhetarët tanë ka qenë edhe një nga premtimet më kryesore gjatë të gjitha Samiteve të Diasporës.”-, thuhet në shkresën drejtuar Nikollës.
Ata theksojnë se mosmbajtja e këtij premtimi ndikon drejtpërdrejt në raportet e diasporës me shtetin amë duke ulur, sipas tyre, besueshmërinë ndaj institucioneve të shtetit shqiptar.
Në letrën drejtuar kryeparamentares, kanë kërkuar që të veprohet me urgjencë në mënyrë që “Kuvendi i Shqipërisë të përmbushë detyrimin kushtetues për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar votimin e shqiptarëve”.