Banerat dhe thirrjet me ngjyrim politik të serbëve në Euro 2024/ Kosova ankohet tek UEFA

Pavarësisht emocioneve të bukura, edhe pse jemi ende në javën e parë, në këtë Europian nuk kanë munguar as incidentet.

E tillë ishte dhe përplasja e dhunshme mes tifozëve angleze dhe atyre serbë ditën e djeshme, para përballjes së dy kombëtareve respektive. Gjatë kësaj shfaqjeje dhunë, sigurisht nuk munguan nga ana e serbëve thirrjet raciste ndaj shqiptarëve dhe djegia e flamurit, e po ashtu thirrjet se “Kosova është Serbi”. Këto slogane madje u dëgjuan edhe ndaj ndeshjes në mbrëmje.

Për këtë, FFK (Federata e Futbollit e Kosovës) ka njoftuar opinionin publik se ka reaguar tek UEFA në lidhje me banerat, thirrjet dhe sloganet të tifozëve serb me ngjyrim politik në ndeshjen që këta të fundit zhvilluan kundër Anglisë në EURO 2024.

FFK ka kërkuar masa të rrepta disiplinore për Federatën serbe, sepse këto gjeste nuk janë aspak të hijshme të tregohen në një kompeticion madhor si Europiani, ku në fokus duhet të jetë futbolli jo bindjet politike.

Njëkohësisht kërkojnë që punonjësit të tregohen më vigjilentë që këto banera dhe simbole të mos kenë më punë në stadiume që kjo situatë të mos përsëritet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT