Shpërthen Berisha: Do iu tregoj vendin McGonigal dhe Vlahutin, do i gjej kudo që të jenë

Koha e gjatë i mbyllur brenda, duket se po reflekton edhe në gjëndjen mendore të Sali Berishës.
Një ditë më parë përshembull, ndërsa fliste për protestën e ardhshme para Bashkisë së Tiranës, habiti kur tha se do iu tregojë vendin dhe ish-drejtuesit të FBI-së, McGonigal, apo dhe ish-ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ai tha se do i gjejë kudo që të jenë.
“E premtja na pret, na pret te bashkia në realizimin e qëllimit tonë.
Në betejën tonë kundër vjedhjes së shqiptarëve.
Çdo shqiptar duhet të jetë krenar se po zbërthehet, po del në pah fytyra e shëmtuar, kalbësira e korrupsionit transnacional.
Fytyra si McGonigali, si Vlahutini, ambasadorja që blinte me 4 mijë euro metrin katror aty ku shitej 1300, do marrin përgjigjen e merituar.
Vërtet Tirana është djepi i korruptimit, por Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo që janë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore”, tha ai.