“Jam 0 negativ”, Rama dhuron gjak: Shtyjmë plakjen dhe fitojmë energji të re

Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut.

Ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.

Në fjalën e tij ndërkohë që jepte gjak, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.

“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak.

Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut.

Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT