VIDEO/ Putin shofer dhe Kim Jong Un pasagjer! Dy liderët bëjnë xhiro me limuzinën ruse. Dhuratë e çmuar nga…
Kim Jong Un dhe Putin bënë një udhëtim së bashku me limuzinën e dhuruar nga ky i fundit ku në të shihet fillimisht Putin, cili ndodhej pas timonit, duke ecur në rrugët e Phenianit. Me këtë udhëtim ata kanë “vulosur” marrëdhënien e tyre të ngorhtë pas edhe marrëveshjes që nënshkruan.
Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus, ku Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Gjatë udhëtimit Putin shihej pas timoonit si shofer i limuzinës më pas drejtimin e saj e ka marrë kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kreu i Rusisë gjithashtu ka marrë edhe dhurta të tjera për “mikun” e tij në shenjë falenderimi për mbështetjen që i ka dhënë për luftën.
Sipas tij, këto janë “dhurata të bukura. Janë variacione përshkrimesh, të gjitha shumë artistike, mes të cilave edhe buste”.