“I forti i Niklës” pret me pranga në duar / Kur do të ekstradohet nga Dubai Durim Bami?

Nëse ka një vend që ka më shumë persona me precedentë penal sesa një qeli burgu, ai është Dubai. Qyteti më i njohur dhe më popullori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, është kthyer tashmë një parajsë për të gjithë ata që kanë ‘dosje të hapura’. Një prej tyre është edhe Durim Bami, i njohur gjerësisht si “i forti i Niklës”, që gjithashtu gjeti strehë si shumë të tjerë në Dubai…vetëm se për shumë pak kohë. Ai u vendosur në pranga vetëm pak ditë më parë për shkak të kërkesës së autoritetet shqiptare i bënë atyre në UEA për 45-vjeçarin.

Fillimisht u shoqërua vetë Bami, i vëllai i tij, Valteri dhe një mik i tyre i përbashkët, emri i të cilit nuk u mësua kurrë. Pas shoqërimit dhe kontrolleve të bëra në banesat e tyre, të gjithë u liruan veç Durim Bamit, i cili aktualisht ndodhet në qeli. Ndërkohë që fati i tij është ende i paqartë, autoritetetet shqiptare po shfrytëzojnë çdo rrugë për të bërë të mundur ekstradimin e tij, gjë që do ta kthente në të parin personazh që ekstradohej nga Dubai…duke hapur kështu rrugën për shumë të tjerë.

Durim Bami ka qenë gjithmonë një personazh i njohur për Policinë (sigurisht me ngjarjen kriminale ku edhe është përfshirë), por së fundmi, emri i tij ka qenë ndër kryesorët në dosjen më të fundit të kopsitur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas “zbërthimit” të aplikacioneve të enkriptuara, Durim Bami ishte një nga personazhet e shpallur në kërkim pasi akuzohej për disa vepra penale. Bami akuzohet për planifikimin e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës, ushtarëve të Ervis Martinajt, Tori Xheçukës, dhe Erigers Mihasit. Nga 50 personat të përfshirë në këtë dosje, 16 prej tyre kishin thurur plane për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami, plan që nuk e finalizuan kurrë. Herë fati, e herë paaftësia e kundërshtarëve për të vepruar, i kursyen jetën të shumëkërkuarit që tashmë shpreson që Dubai të mos e pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare për ekstradimin e tij.

Lidhur me këtë çështje, reagoi sot edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili u shpreh shpresëplotë për ekstradimin e Bamit.

“I kemi të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptare”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Taulant Balla kur u pyet në lidhje me ekstradimin e mundshëm të Durim Bamit nga Dubai.

Gjatë një prononcimi për mediat, ministri Balla ka thënë se janë në kontakt me autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara dhe se janë në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga SPAK për esktradimin e Bamit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT