Skenari më i çmendur! Ja se si Shqipëria mund të dalë në krye të grupit në Euro 2024

Në kufijtë e të pabesueshmes, por Shqipëria realisht ka shanse, edhe pse minimale që të dalë e para në grup.

Pas barazimit ndaj Kroacisë në minutën e 95-të, kuqezinjtë kanë mbajtur gjallë shpresat për ndonjë mrekulli të mundshme. Por si del Shqipëria e para e grupit?

Nëse Italia barazon me Spanjën, Shqipëria mund Spanjën me tre gola diferencë dhe Kroacia mund Italinë në ndeshjen e fundit, me jo më shumë se tre gola diferencë.

Sigurisht ky është një skenar i çmendur, teksa kuqezinjtë momentalisht po luftojnë për vendi ne tretë në renditje, që do ju jepte mundësinë të kualifikoheshin në “play-off”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT