Gola, spektakël nga tifozët por edhe gjoba! Ja sa para arkëtoi FSHF nga pjesëmarrja në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare nuk arriti të shkonte më tej se faza e grupeve në Euro 2024, pavarësisht paraqitjeve të mira që bëri. Megjithatë, përveç eksperiencës që djemtë e kombëtares fituan, FSHF arrit të arkëtonte edhe shumë të vlefshme parash.

Nga pjesëmarrja Federata Shqiptare e Futbolli arkëtoi 9.25 milionë euro, shifër kjo që u shpërnda nga UEFA për të gjitha kombëtaret që morën pjesë në Europian. Ndërkohë, barazimi me Kroacinë i solli FSHF-së edhe 500 mijë euro të tjera, një shifër e paracaktuar kjo kur nisi turneu.

Ndërkohë, nga sjelljet jo korrekte të tifozëve që ndezën flakadanë, federate u gjobit me 84 mijë e 750 euro në total. Po ashtu, 47,500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes me Kroacinë dhe 37,250 euro për ndeshjen me Italinë.

Kombëtarja shqiptare u elmeinua nga Euro 2024, pasi u rendite e fundit në grupin B, pasi regjistroi humbjem e Italinë dhe Spanjën dhe një barazim me Kroacinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT