Ambasadori Kosnett: Krenar tek shoh Kosovën që zgjedh të ardhmen e paqes dhe përparimit

Ambasadori i SHBA në Kosovë ka qenë shumë aktiv këtë të dielë duke dhënë një mbështetje të madhe për shtetasit e Kosovës në këtë ditë të votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nëpërmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai i ka kërkuar votuesve të marrin pjesë në votime për veten dhe të ardhmen e tyre.

Në vijim, ambasadori  Philip Kosnett është shprehur se “Ambasada amerikane ka më shumë se 30 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat po vizitojnë qendrat e votimeve. Ndërsa u shpreh se ai personalisht do të vizitojë qendrat e votimeve në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë.

Më vonë, po përmes rrjetit social Twitter, Kosnett u shpreh se ishte krenar të shihte se si Kosova vendoste për të ardhmen e tyre në paqe.

Duhet theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i përcjell nga afër edhe Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizatat vendore./rel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT