Dënimi i Belerit, kërcënon Mitsotakis: Lëvizjet e Shqipërisë nuk e ndihmojnë në rrugën drejt integrimit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Demokracisë së Re ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Fredi Belerit.

Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.

Sipas Mitsotakis, ‘ëndrra europine e Edi Ramës kalon përmes një proverbi të njohur grek: ashtu siç shtriheni ashtu edhe do flini’.

Kreu i qeverisë helene nuk la pa përmendur as Maqedoninë e Veriut. Sipas Mitsotakis, Shkupi nuk e nisi mirë, pasi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se i kanë bërë hesapet pa hanxhijtë”, përfundoi Mitsotakis.

Beleri garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i kapur në flagrancë duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.

Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT