“Fikni kompjuterët!”/ Policia e Shtetit reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik: Sistemet tona…

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin për një sulm kibernetik të mundshëm.
Në reagim thuhet se sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht, ndërsa policia merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Dyshimet për një sulm të mundshëm kibernetik u ngritën pas një njoftimi urgjent që u dha në strukturat e policisë, ku urdhërohej që të fikej çdo pajisje kompjuterike.
Reagimi i policisë:
Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.