LDK, VV dhe PDK shpallin fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në faqen zyrtare ka bërë me dije se në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kanë marrë pjesë 44.31% e qytetarëve, një përqindje më e lartë krahasuar me pjesëmarrjen në vitin 2017.

Ndërkohë, disa parti politike në Kosovë kanë shpallur fitoren, megjithëse procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende.

Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin ka dekaruar se ishte forca politike që është renditur e para në këto zgjedhje.

Edhe PDK dhe VV kanë shpallur të njëjtën gjë, duke u bazuar në të dhënat e tyre paraprake.

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, kanë publikuar Exit Poll-in për këto zgjedhje, duke theksuar se marxhina e gabimit është 1-1.5 pikë.

Në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1% të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9% dhe PDK me 25.8%.

Përfundimet e një tjetër exit poll të marrë përsipër nga RTK, janë:

1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%

2: PDK  me 22.28%

3: AAK-PSD  me 10.58%

4: Nisma – AKR  me 4.41%

Të tjera: 2.20%

Back to top button
LAJMET E FUNDIT