PD e Berishës merr në mbrojtje mjekët e Onkologjikut: Janë bërë publike emrat e tyre, kjo është shkelje e rëndë. Po linçohen familjarisht
Mjeku Erion Dashi, i cili është i atashuar mediatikisht pranë PD-së prej kohësh dhe shkruan çdo dit për portalin e familjes Berisha, u shpreh se janë bërë publike emrat dhe të dhënat personale të mjekëve në skandalin e Onkologjikut.
“Më ka ardhur shumë keq që ermat e mjekëve janë bërë publikë.
Janë bërë publike të dhënat e tyre personale, siç janë adresat, emrat e prindërve.
Ne jetojmë në një shoqëri ku e drejta e privatësisë së informacionit është e shenjtë.
Kërkojmë të hyjmë në shoqërinë europiane, ku ka disa linja të qarta të sjelljes ndaj informacionit.
Në radhë të parë kemi goditjen dhe vendosjen para linçimit të një ekipi prej 5 mjekësh dhe 2 pronarësh të një klinike private.
Kemi nxjerrje të të dhënave të jetës së tyre private.
Kjo është një shkelje shumë e rëndë”, tha ai.