Përplasje e ashpër te komisioni i TIMS, Salianji -Ardi Veliut: Je kokë e këmbë lesh, mos guxo…

Tensione ka pasur sot në mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij Ardi Veliu ish- drejtor i Policisë së Shtetit.
Në një debat mes tij dhe kryetarit të Komisionit Ervbin Salianji, ky i fundit e ka quajtur Veliun analfabet dhe i ka kërkuar të mos flasë me gjuhe sipas tij, jo etike.
Salianji- Ardi Veliut: Kur ta kesh fjalën do flasësh. Me sa duket Qefaliaj e ka nga dyshimi nëse dini të shkruani apo lexoni. Së pari me këtë gjuhe flisni diku tjetër, aty ku jeni mësuar.
Kur e drejtoj unë komisionin nuk guxon dot. Ti je kokë e këmbë lesh, nëse je ti analfabet nuk e kemi fajin ne.
Drejtoju me etikë zotërisë që të tha lexoje mirë.