Veseli pranon humbjen: Do jemi në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për mediat tha: “kemi punuar shumë për të fituar zgjedhjet, por nuk fituam”.
Ai theksoi se “PDK do të kalojë në opozitë. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të punojnë për “kombin dhe shtetin”.
Deklarata vjen në një kohë kur KQZ ka bërë publike mbi 70% të votave të numëruara, dhe PDK renditet e treta me 21,35% të votave.
Për momentin, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 26.03%, dhe pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës 25.35% të votave.