Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën në Prishtinë

Tani më janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë, derisa numërimi vazhdon.
VV ka qenë më e votuara në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara.
Ajo po kryeson në shumë qendra të vendit.
Një numër i madh simpatizantësh të saj janë parë me flamuj kombëtar kuqezi afër statujës së heroit kombëtar.
Po ashtu dëgjohen edhe këngë të grupit “Troja”.
Shumë shpejt kësaj feste pritet të i afrohen edhe zyrtarë të Lëvizjes.
Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur sot me datën 6 tetor.
Ato erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe shpërbërjes së Kuvendit.
Këto janë ndër zgjedhjet më të qeta në Kosovë.