Video/ Aplikimi për pasaportën e re, shtetasit denoncojnë sjelljen e punonjësve të konsullatës

Në konsullatën shqiptare në Selanik, dhjetëra shtetas shqiptarë presin në radhë prej ditësh për të aplikuar për pasaporta të reja, pasi atyre që posedojnë u ka përfunduar afati 10 vjeçar.

Të irrituar nga situata e krijuar dhe të fyer nga sjellja e punonjësve të konsullatës, shtetasit shqiptarë që i janë drejtuar këtij institucioni kanë denoncuar rastin nëpërmjet një videoje.

Sipas qytetarëve denoncues, në radhë për pasaporta ka njerëz të të gjitha moshave, edhe gra me fëmijë, që nuk marrin zgjidhje nga zyrtarët e shtetit, të cilët përgjigjen me të bërtitura dhe komunikim pa etikë.

Po sipas denoncuesve, ka njerëz që paguajnë dhe arrijnë të kryejnë punë, ndërsa të tjerët janë të detyruar të presin pa fund. Qytetaret kërkojnë që rasti të adresohet nga ministri a jashtme dhe të merren masa./ BW

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT