VIDEO/ Gjysmëfinalja e dytë! Karriget dhe stolat ‘fluturojnë’ kokës, dhunë mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë

Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Euro2024. Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë pritet të ndezë stadiumin e Dortmundit.

Mijëra tifozë kanë nisur festën nëpër rrugët e Dortmundit, ndërsa nuk kanë munguar as sherret dhe dhuna. Në videot e publikuara nga mediat, duket një sherr në një nga baret e qytetit.

Tifozët holandezë, të shumtë në numër kanë sulmuar disa prej tifozëve të Anglisë.

Në pamje duket qartë se stolat dhe karriget kanë “fluturuar” në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tifozët tanimë janë duke u futur në “Iduna Park”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT