Flet talenti i ri shqiptar, 20 vjeçari tregon pse zgjodhi Shqipërinë para Belgjikës

Mesfushori i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi, ka treguar pse ka zgjedhur ‘kuqezinjët’ para Belgjikës, transmeton Gazeta Metro.

Shqipëria më 11 tetor luan ndaj Turqisë, derisa më 14 tetor ndaj Moldavisë. Të dy ndeshjet i zhvillojnë si mysafirë dhe janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Në prag të ndeshjes me Turqinë, prurja e re e Kombëtares shqiptare është paraqitur në konferencën për media. 20 vjeçari ka deklaruar se e ka merituar ftesën nga Kombëtarja A, teksa ka treguar se kishte ftesë edhe nga Belgjika.

“Mendoj se e kam merituar këtë ftesë. Që i vogël ka qenë dëshira ime që të luaj në Kombëtare. Jam më i vogël por shpresoj që të luaj, trajneri vendos në fund dhe mendoj se jam gati. I njoh disa nga futbollistët, pasi kemi luajtur tek U-21.

Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria. Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë.

Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si “6” apo “10”. Për momentin jam në sezonin parë te Tuente por jam mirë. Nuk po shoh lart por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me Kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë në Kupat e Europës” – ka deklaruar Selahi./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT