Persona me maska në protestën e Berishës, pse nuk ndërhyn policia? Si u përgjigj Tonin Vocaj

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur sot lidhur me mosndërhyrjen e policisë në protestën e thirrur nga Berisha një ditë më parë, ku u panë edhe persona me maska mes turmës.
“Në të gjitha rastet e protestave, policia e Shtetit respekton Kushtetutën ku e drejta për pjesëmarrje në tubime është e garantuar.
Kemi zbatuar ligjin e posaçëm për tubimet dhe procedurën e miratuar nga drejtori -i policisë”-, u shpreh Vocaj.
Në protestën e dhunshme të opozitës, të mbajtur para godinës së kryeministrisë dhe asaj të bashkisë Tiranë, janë pikasur persona të maskuar, të cilët kanë hedhur bomba molotov, duke rrezikuar jetën e policisë por dhe pjesëmarrësve të tjerë të protestës.