SPAK firmos 8 urdhëra arresti për incineratorët, mes tyre edhe një gazetar

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorët.
Lajmifundit.al meson se masat e arrestit jane kerkuar ne gjykate nga prokurori Dritan Prenci.
Nderkohe vendimet e masave te sigurimit, jane firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka, se bashku me disa urdhera per kontroll baneash te kerkuara nga ana e SPAK.
Urdhër-arrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj, për gazetarin me iniciale E. H dhe për 3 shtetas të huaj, raportoi fillimisht tv klan.
Me pas, burime te tjera informuan se masat ane leshuar ndaj shtetasve Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin E. H, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedjan.
Mesohet se urdhërarreste janë firmosur edhe për shtetas të huaj.
Edhe news 24 raporton te njejtet emra ndersa ndan te njejtin informacion se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri në këto momente.
Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Disa muaj më parë, në Dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.
Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.
Edhe 2 biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë nën hetim për inceneratorin e Tiranës.