Atentat ndaj Donald, një i vdekur e dy në plagosur në miting, vritet autori

Sipas autoriteteve amerikane ne nje komunikim te fundit, personi i armatosur që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump të shtunën u identifikua si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. 

Crooks, nga Bethel Park qëlloi me armë ku një plumb plagosi kandidatin për President në Shtetet e Bashkuara.

Burimet thanë se Crooks ishte vendosur në një çati të një fabrike prodhuese më shumë se 130 metra larg nga skena në terrenin e Butler Farm Show.

Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret. Një pushkë e stilit AR u gjet më vonë.about:blank

Bethel Park është një fshat 40 milje në jug të vendit ku u mbajt mitingu i Butler.

Presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e denoi ngjarjen. Ne nje reagim ai theksoi se sulmi duhet te denohet nga te gjithe.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, zoti Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.

Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën.

Atentat ndaj Donald Trump, plu.mbi e prek në vesh, një i vdekur e dy në plagosur në miting, vri.tet autori

Atentat ndaj Donald Trump, identifikohet autori 20-vjecar. Biden: Të

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë për Associated Press se sulmuesi që hapi zjarr në tubimin e Donald Trump, ishte një 20-vjeçar nga Pensilvania. 

FBI theksoi se autori nuk kishte pasur dokument apo ID me vete ndaj identifikimi i tij po synohet te behet permes fotografike dhe analizes se ADN-se

Atentat ndaj Donald Trump, identifikohet autori 20-vjecar. Biden: Të

Nga ana tjeter, ne bilancin e ngjarjes, thuhet se një pjesëmarrës u vra dhe dy te tjere u plagosën rëndë nga te shtenat me arme.

Shërbimi Sekret amerikan tha se vrau sulmuesin e dyshuar – i cili qelloi disa here me arme nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit, një vend shfaqjesh ferme në Butler, Pensilvani.

Atentat ndaj Donald Trump, qëllohet gjatë fjalimit në Pensilvani, plumbi e prek në vesh

Atentat ndaj Donald Trump, identifikohet autori 20-vjecar. Biden: Të

Donald Trump u prek nga nje plumb ne vesh pas nje atentati ndaj tij teksa mbante fjalimin e radhes. 

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë nxjerrë me nxitim ish-presidentin Donald Trump nga skena pasi zhurmat e forta u dëgjuan në një tubim në Pensilvani.

I gjakosur ne pjesen e djathte te fytyres dhe ne qafe, ai u mbërthye shpejt nga agjentët e shërbimit sekret dhe u largua me nxitim nga skena drejt një automjeti që priste.

Trump, i cili dukej se kishte gjak në veshin e tij të djathtë, ngriti grushtin, pershendeti te pranishmit dhe u beri gjeste qe kerkonin qendrueshme dhe bashkim teksa e nxorrën jashtë skenës.

Policia e armatosur doli në podium menjëherë më pas.

Në një deklaratë, Shërbimi Sekret tha se Trump ishte i sigurt dhe se masat për mbrojtjen e tij ishin zbatuar.

Ata shtuan se një hetim aktiv po zhvillohet dhe se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.

Kandidati republikan për president u ishte drejtuar mbështetësve të tij në Butler, Pensilvani – një shtet i rëndësishëm në zgjedhjet e nëntorit.

Gjate fjalimit Trump sulmoi pasardhësin e tij, Presidentin Joe Biden, dhe administratën e tij.

Disa mbështetës që mbanin pankarta dhe qëndronin pas Trumpit u ulën kur u dëgjuan të shtënat.

Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai nuk ishte informuar për ngjarjet ndërsa po largohej nga një kishë në Delaware.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT