Del video, momenti kur snajperi i shërbimit sekret amerikan qëllon atentatorin e Donald Trump

Ky eshte mometi kur sherbimi sekret amerikan ekzekuton autorin e atentatit me arme ndaj Donald Trump.

Pamjet jane publikuar nga mediat amerikane disa ore pas ngjarjes.

Diten e sotme eshte publikuar edhe skena e ngjarjes, ku autori ka qene ne catine e nje ndertese qindra metra ne te djathte te podiumit ku po fliste Trump.

Nderkohe agjentet e sherbimit sekret ne pjesen e pasme te ish presidentit, kane qene ne nje tjeter cati dhe fatmiresisht jane pergjigjur ne kohe me nje snajper duke ekzekutuar 20-vjecarin.

Si pasoje e ngjarjes nje pjesemarres ne tubim ka humbur jeten dhe jane plagosur dy persona te tjere.

FBI  identifikoi të armatosurin si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks. Ai hapi zjarr nga një çati vetëm 130 metra larg vendit ku ish-presidenti ishte në skenë duke folur me mijëra fansa në orën 18:15.

Crooks, nga Bethel Park, Pensilvani, u qëllua për vdekje në vendngjarje nga snajperët e Shërbimit Sekret Amerikan.

Sipas të dhënave shtetërore, Crooks ishte një republikan i regjistruar.

Agjentët e Shërbimit Sekret mund të dëgjoheshin e videot e ngjarjes, duke bërtitur “gjuajtësi është poshtë” në kaosin që pasoi incidentin e rende, dhe personi i armatosur më vonë u konfirmua  se kishte humbur jeten.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT