Albin Kurti, nga protestat e studentëve tek posti i kryeministrit

Fitorja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, i jep të drejtën Albin Kurtit për të qenë kandidati për kryeministër i Kosovës.

Sot 44 vjeç, imazhi i Kurtit është i një lideri evropian, që nuk ka të bëjë fare me imazhin e një djali që protestonte në rrugët e Prishtinës kundër pushtetarëve dhe kryeministrave, pozicion që pretendon ta marrë së shpejti.

Veprimtar aktiv politik për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare, Kurti është në krye të Vetëvendosjes që nga viti 2008.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte një ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Më poshtë do të gjeni disa foto të veçanta që tregojnë ndryshimin e Albin Kurtit në vite.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT