“Tragjedi për botën demokratike”/ Atentati ndaj Trump, reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti amerikan, njëherësh, kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump. Rama ka dënuar aktin teksa ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’, se kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe tragjedi për botën demokratike.
Rama ka shtuar se është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim. Rama shrkuan më tej se shpreson se kjo ngjarje e tmerrshme do ta bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama.