Atentati i Trump mund të parandalohej? Dëshmitari: Pashë autorin që zvarritej në çati, njoftova menjëherë…

Një dëshmitar okular jashtë tubimit ku ish-presidenti Donald Trump u plagos me armë, tha se ai pa personin e armatosur duke u ngjitur në një çati dhe u përpoq të paralajmëronte policinë.
“Ne vumë re djaloshin duke u zvarritur, lart në çatinë e ndërtesës pranë nesh, 50 metra larg nesh,” tha dëshmitari për BBC News të shtunën pas incidentit.
Ai shtoi se ata njoftuan policinë në afërsi dhe se oficerët “nuk e dinin se çfarë po ndodhte”.
John Miller, shefi i zbatimit të ligjit dhe analisti i inteligjencës në CNN, tha se dëshmia ngre “pyetje serioze”.
“Do të duhet një ekzaminim jashtëzakonisht i detajuar, se kush e dinte se çfarë, si u komunikua dhe kush vendosi të ndërmarrë ose jo veprime,” tha ai.
Ekspertet e sigurise, kane thene se catia nga ku u qellua Trump, duhej te ishte nje nga pikat e siguruara mire pasi ndodhej prane skenes ku do te mbante fjalim ish pesidenti dhe konsiderohej nje pike rreziku.