Euro 2024 në librat e historisë! Nga Bajrami tek Ronaldo, 13 rekordet që u vendosën në Gjermani

Kampionati Europian që lamë pas ishte një më të bukurit, por gjithashtu dhe një kompeticion që ka për të mbetur gjatë në historinë e futbollit.

Euro 2024 ishte padyshim kompeticioni i rekordeve, pasi shumë të tillë u vendosën gjatë 51 ndeshjeve të luajtura në stadiumet e Gjermanisë.

Mes tyre shkruhet edhe emri i Nedim Bajramit, lojtari i kombëtares shqiptare, i cili shënoi golin më të shpejtë (23 sekonda) në 17 Evropianet e zhvilluar. Pas tij, vijnë emra të mëdhenj të këtij sporti, duke nisur nga Cristiano Ronaldo, Lamine Yamal,, Pepe, Jesus Navas dhe shumë të tjerë, që vendosën emrat e tyre në librat e historisë.

Ja disa prej rekordeve të këtij Europiani:

  • Goli më i shpejtë: 23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024);
  • Lojtari më i ri debutues: 16 vjeç e 338 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24);
  • Golashënuesi më i ri: 16 vjeç e 362 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24);
  • Lojtari më i vjetër: 41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24);
  • Golashënuesi më i vjetër: 38 vjeç e 289 ditë – Luka Modric (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24);
  • Më shumë pjesëmarrje: 6 – Cristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024);
  • Më shumë ndeshje të luajtura: 30 – Cristiano Ronaldo (Portugali);
  • Kampioni më i ri: 17 vjeç e 1 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2024);
  • Kampioni më i vjetër: 38 vjeç e 236 ditë – Jesus Navas (Spanjë 2024);
  • Më shumë trofe: 4 – Spanja (1964, 2008, 2012, 2024);
  • Më shumë gola të shënuar në një turne: 15 – Spanja (2024);
  • Më shumë fitore radhazi: 7 – Spanja (2024);
  • Më shumë pjesëmarrje në Europian: 14 – Gjermania / Gjermania Perëndimore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT