Mbyllet numërimi i votave të rregullta në Kosovë, ja rezultatet

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka bërë me dije se ka numëruar 100 % të votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit.

Në fund të këtij numërimi rezulton se:

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 202.968, vota apo 25,48%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 197.702 vota, apo 24,82%,

Partia Demokratike e Kosovës ka 169.211, apo 21.24%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 92.149 vota apo 11,57%.

Lista Serbe ka marrë 6.61për qind ose 52.620 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 39.495 vota apo 4.96%.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, të cilat pritet në numërohen gjatë ditëve të ardhshme.

Nga numërimi i 100 % të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT